POLITIKAT E PRIVATËSISË

Motoro Sh.p.k është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e themeluar dhe e organizuar në përputhje me të drejtën shqiptare, e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit me NUIS M52126033P (këtu e në vijim referuar si “Shoqëria” ose “Ne”)

Shoqëria është kontrolluesi i të dhënave tuaja pesonale. Në rast të pyetjeve apo shqetësimeve në lidhje me këtë Politikë Privatësie ose të dhënat tuaja personale, ju mund të na kontaktoni në: hello@motoro.io.

Shoqëria mbledh dhe përpunon të dhënat personale gjatë instalimit dhe përdorimit të Platformës Motoro, dhe në lidhje me regjistrimin dhe përfitimin e shërbimeve, nëpërputhje me kushtet përkatëse të përdorimit. Lutemi, të vini re se përpunimi i tëdhënave të vendndodhjes gjeografike është përgjithësisht i nevojshëm për përdorimin e Platformës.

Gjithashtu, Shoqëria mund të mbledhë të dhënat personale të individëve qëndërveprojnë me ne, duke përfshirë shfletimin e faqes tonë të internetit dhe përdorimin e aplikacionit tonë.

Duke përdorur faqen e internetit, aplikacionet dhe shërbimet tona, ju pranoni përpunimin e të dhënave tuaja personale nga Shoqëria në përputhje me këtë Politikë Privatësie.

1. TË DHËNAT PERSONALE QË MBLEDHIM DHE PËRPUNOJMË

Të dhënat personale përpunohen përgjithësisht me qëllim që të ofrojmë shërbimet e kontraktuara përmes Platformës. Shoqëria mbledh të dhëna nga Klienti që përfshijnë:

  • të dhënat e identitetit dhe ato të kontaktit, duke përfshirë emrin, numrin e telefonit, adresën e postës elektronike, që mblidhen gjatë instalimit tëaplikacionit;

  • informacion në lidhje me porositë e bëra nëpërmjet aplikacionit dhe informacione në lidhje me secilën Porosi të kryer;

  • vendndodhjen gjeografike nga ku qaseni dhe përdorni aplikacionin nga dhe në të cilën ju kryeni Porosinë (kjo kërkohet për shërbimin);

  • kur regjistroheni për krijimin e llogarisë, ID-në tuaj të përdoruesit dhe fjalëkalimin dhe informacionin e llogarisë përkatëse si p.sh. kodet promocionale të aplikueshme;

  • kur zgjidhni të lidheni me shërbimin nga një shërbim i palës së tretë, si p.sh Facebook, informacionet tuaja nga ai shërbim;

  • vlerësimet e komenteve (përfshirë informacionin e dhënë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve);

  • informacionin mbi pagesat dhe historikun e tyre;

  • informacion në lidhje me kërkesat tuaja për të porositur Mallra;

  • tekstin, imazhet dhe përmbajtjet e tjera të përdoruesit që ofroni;

  • nëse ju ndalojmë ose pezullojmë përdorimin e shërbimit, një regjistrim të atij ndalimi ose pezullimi;

  • të dhënat e identifikimit të pajisjes në të cilën keni instaluar Platformën;

  • informacione për uebsajtin dhe komunikimin, të tilla si detajet e mbledhura nga cookies dhe teknologji të tjera të ngjashme gjurmimi kur përdorni faqet ose aplikacionet tona;

  • kur dyshojmë në mënyrë të arsyeshme për mashtrim, detaje të shkeljeve ose tëshkeljeve të pretenduara nga agjencitë ligjzbatuese.

2. RUAJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE

Të dhënat tuaja personale do të ruhen për aq kohë sa ju keni një llogari active nëPlatformë. Nëse llogaria juaj mbyllet, të dhënat personale do të fshihen, shkatërrohen në mënyrë të sigurt ose anonimizohen (sipas politikave të përcaktuara në këtë dispozitë) nga databazat, përveç rasteve kur të dhëna të tilla duhet të ruhen për shkak të ligjit apo akteve nënligjore ose për qëllime legjitime të biznesit, duke përfshirë këtu veprimet e kontabilitetit, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ose parandalimin e mashtrimeve. Kjo nënkupton që:

  • Të dhënat që lidhen me secilën Porosi do të ruhen për një afat maksimal prej 3vitesh nga data e përmbushjes të secilës Porosi, përveç rasteve kur aplikacioni mbyllet më parë nga ne;

  • Të dhënat e nevojshme për qëllime kontabiliteti/fiskale do të ruhen për një afat maksimal prej 5 vitesh nga data e përmbushjes së Porosisë;

  • Nëse aplikacioni nuk përdoret për një periudhë prej 3 vitesh, ne do t’ju njoftojmëdhe do t’ju kërkojmë të konfirmoni nëse llogaria juaj është ende aktive. Nëse nuk marrim asnjë përgjigje brenda afatit të përcaktuar nga ne, llogaria juaj do të mbyllet dhe të dhënat personale do të fshihen, shkatërrohen në mënyrë tësigurt ose anonimizohen, përveç rasteve kur ruajtja e këtyre të dhënave kërkohet për qëllime legjitime biznesi, duke përfshirë veprimet e kontabilitetit, zgjidhjes së mosmarrëveshjes ose parandalimit të mashtrimit, brenda 12 muajve të ardhshëm.

  • Në rastet kur ka dyshime për një kundërvajtje administrative ose penale,mashtrim ose fallsifikim, të dhënat do të ruhen për 10 vjet.

  • Në rastet e mosmarrëveshjeve ose hetimeve, të dhënat do të mbahen deri nëpërmbushjen/zgjidhjen e pretendimeve ose hetimeve ose deri në parashkrimin e afatit të këtyre pretendimeve.

  • Të gjitha të dhënat që nuk kanë bazë ligjore për ruajtje do të fshihen ose anonimizohen automatikisht pas këtyre periudhave.

Lutemi, të vini re se çinstalimi i aplikacionit nga pajisja juaj nuk shkakton fshirjen,shkatërrimin ose anonimizimin automatik të të dhënave tuaja personale.

3. SI DHE PËRSE I PËRDORIM TË DHËNAT TUAJA PERSONALE

Shoqëria mbledh dhe përdor të dhënat personale për qëllime të ofrimit të aplikacionit Motoro dhe për qëllime legjitime biznesi. Këto përfshijnë qëllimet e përshkruara mëposhtë. Sipas legjislacionit shqiptar të mbrojtjes së të dhënave personale, dhe legjislacionit të Bashkimit Evropian në këtë fushë, përdorimi i të dhënave personale nga Shoqëria duhet të justifikohet nga një nga bazat ligjore të përcaktuara. Këto qëllime përmenden më poshtë.

3.1. Për ofrimin e shërbimeve tek ju (baza ligjore: përmbushja e detyrimeve kontraktore dhe interesat tona legjitime, që lidhen me ofrimin e shërbimit)

  • Vlerësimet e komenteve (përfshirë informacionin e dhënë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve);

  • Mund të përdorim të dhëna personale për të lejuar përdorimin e aplikacionit tonë, për të krijuar dhe menaxhuar llogaritë tuaja të përdoruesit dhe për t'ju lejuar të jepni vlerësim mbi shërbimin e përfituar;

  • Për të përcjellë Porosinë tuaj të Mallit në Partnerin përkatës, për të pranuar kërkesën tuaj për Porosi dhe për t'ju mundësuar lidhjen e një kontrate shitjeje me Partnerin;

  • Për të gjetur dhe caktuar Korrierin që të përmbushë kërkesën tuaj për Porosi.Ky informacion, përfshirë dhe informacionin gjeografik, i dërgohet Korrierit;

  • Pasi të keni kryer Porosinë përmes Platformës, informacion shtesë i dërgohet Partnerit dhe/ose Korrierit me qëllim lehtësimin e komunikimit (shih seksionin “Zbulimi i të dhënave personale”);

  • Mund të përdorim të dhënat tuaja personale për të lehtësuar kryerjen e pagesave;

  • Ne përdorim të dhënat tuaja personale për të ofruar mbështetje, duke përfshirëndihmesën për zgjidhjen e çështjes së cilësisë së shërbimit dhe për t’ju përgjigjur pyetjeve;

  • Ne përdorim të dhënat e kontaktit për t’ju informuar mbi përditësime në lidhje me faqen tonë të internetit dhe aplikacionin.

3.2. Për të kryer kontrolle në përputhje me ligjin e zbatueshëm (baza ligjore: për tëpërmbushur detyrimet ligjore dhe për të ofruar një shërbim të sigurt)

  • Ne përdorim të dhënat personale në kuadër të përpjekjeve dhe detyrimit për tëparandaluar mashtrimet, duke përfshirë dhe mashtrimin në pagesa. Nëse jepet informacion i rremë ose i pasaktë dhe mashtrimi identifikohet ose ka dyshime për mashtrim, të dhënat tuaja personale mund të kalohen tek agjencitëligjzbatuese dhe mund të regjistrohen nga ne ose nga ato;

  • Nëse kërkohet nga legjislacioni në fuqi ose detyrime të reja ligjore, mund tëdërgojmë të dhëna për të ardhurat apo shpenzimet tek autoritetet tatimore ose autoritetet e tjera kompetente.

3.3.Për qëllime të kërkimit dhe zhvillimit (baza ligjore: për interesat tona legjitime)

  • Mund të përdorim të dhëna personale për të përmirësuar faqet tona të internetit dhe aplikacionin, përfshirë aspektet e tyre që lidhen me sigurinë, duke i analizuar të dhënat tuaja për të kuptuar më mirë biznesin dhe shërbimet tona.

3.4.Për t’ju ofruar materiale promocionale (baza ligjore: pëlqimi juaj dhe interesat tona legjitime)

  • Kur lejohet nga ligji (gjithmonë do t'ju ofrohet mundësia për të mos pranuar mesazhe të ardhshme), ne mund t'ju kontaktojmë me mesazhe promocionale në lidhje me aplikacionin dhe produktet dhe shërbimet e partnerëve tanë të zgjedhur.

3.5.Për të përmbushur detyrimet tona ligjore (baza ligjore: për të përmbushur detyrimet ligjore dhe interesat tona legjitime)

  • Mund të përdorim të dhënat tuaja personale për të zbatuar kushtet tona dhe për të përmbushur kërkesat që burojnë nga legjislacioni i zbatueshëm.

3.6. Për të riorganizuar ose bërë ndryshime në biznesin tonë (baza ligjore: interesat legjitime)

  • Në rast se negociohet shitja e biznesit tonë, ose një pjesë e tij, të dhënat personale mund t’i transferohen, nën kushtet e konfidencialitetit, palës së tretë përkatëse për qëllime analize ose pas shitjes.

4. DORËZIMI PËRMES PLATFORMËS

Ne mund të kryejmë analiza automatike të të dhënave tuaja personale për të marrë disa vendime në mënyrë të automatizuar, pa ndërhyrjen e njeriut. Përdorimi i vendimmarrjes së automatizuar është më pak i prirur ndaj gabimeve, më efikas dhe më i sigurt sesa përdorimi i punonjësve tanë. Kjo mund të përfshijë vendime në lidhje me:

  • Lejimin për të përdorur ose vazhduar përdorimin e aplikacionit dhe shërbimeve tona – ne mund të përdorim informacionin që lidhet me rezultatet e kontrolleve të sfondit, proceset e verifikimit dhe analizën e sjelljes (p.sh., kur sjellja juaj duket e ngjashme me pastrimin e parave ose veprimeve/sjelljeve mashtruese, ose nuk përputhet me deklaratat tuaja të mëparshme, ose dukeni se keni fshehur qëllimisht identitetin tuaj të vërtetë) për të vendosur automatikisht nëse do t'ju lejojmë të përdorni aplikacionin dhe shërbimet tona, ose për t'ju ndaluar automatikisht përdorimin e tyre. Kjo bëhet bazuar në nevojën për të hyrë në një kontratë me ju ose brenda interesit të konsiderueshëm publik (përpunim për të parandaluar ose zbuluar një krim).

  • Përcaktimin e çmimeve – ne mund të përdorim informacion që lidhet me vendndodhjen dhe oraret tuaja, kohëzgjatjen dhe distancën e vlerësuar të vendndodhjes që lidhen me dorëzimet e Porosive të Mallrave, numrin e Klientëve dhe Korrierëve që përdorin aplikacionin dhe shërbimet tona në afërsi, situatën e trafikut dhe informacione të tjera përkatëse për të përcaktuar kohëzgjatjen e vlerësuar deri në dorëzimin e Porosisë.

  • Zgjidhjen e ankesave – ne mund të përdorim informacionin mbi ankesat qëofroni në ekipin tonë të mbështetjes së klientëve përmes funksionit të bisedës. Informacioni që lidhet me ankesat tuaja mund të përdoret për të gjeneruar njëpërgjigje të automatizuar, e cila më pas do të vlerësohet nga një agjent për të marrë vendimin përfundimtar brenda 7 ditëve pune.

Në lidhje me secilin nga rastet e vendimmarrjes së automatizuar të përmendura mësipër, ju keni të drejtën për një rishikim të vendimit nga ana e një agjenti; të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale për qëllime të vendimmarrjes së automatizuar, siç përmendet në seksionin “Të drejtat tuaja në lidhje me të dhënat tuaja personale”; të shprehni pikëpamjen tuaj; dhe të kundërshtoni rezultatin e vendimit.

Ju lutem vini re se mund të aplikohen përjashtime dhe kufizime të caktuara për tëdrejtën tuaj për të kundërshtuar vendimmarrjen e automatizuar, siç lejohet nga ligjet dhe rregulloret përkatëse. Ne do t'ju ofrojmë informacion të qartë në lidhje me pasojat e ushtrimit të të drejtave tuaja dhe proceset e përfshira në kundërshtimin e vendimmarrjes së automatizuar.

Ne mund ta refuzojmë kërkesën, siç lejohet nga ligji i zbatueshëm, duke përfshirë rastet kur dhënia e informacionit do të rezultonte në zbulimin e një sekreti tregtar ose do të ndërhynte në parandalimin ose zbulimin e mashtrimit ose të një krimi tjetër. Megjithatë, përgjithësisht, në këto rrethana, përgjigjja jonë do të kufizohet në verifikimin (ose kërkimin e një pale të tretë përkatëse për të verifikuar) që algoritmi dhe të dhënat burimore funksionojnë siç pritet pa gabime ose paragjykime.

Për më shumë informacion mbi të drejtat që mund të keni sipas ligjit të zbatueshëm për mbrojtjen e të dhënave (dhe si t’i ushtroni ato), ju lutemi shikoni seksionin më poshtë tëtitulluar “Të drejtat tuaja në lidhje me të dhënat tuaja personale”.

5. MARKETINGU I DREJTPËRDREJTË

Ne mund t'ju kontaktojmë me mesazhe promovuese në lidhje me aplikacionin dhe produktet dhe shërbimet e partnerëve tanë të zgjedhur të biznesit përmes email-it,SMS-it, telefonit, rrjeteve sociale dhe, kur kërkohet nga ligji, do të kërkojmë pëlqimin tuaj në momentin kur mbledhim të dhënat tuaja për të kryer ndonjë nga këto lloje marketingu në faqen tonë të internetit ose në aplikacionin tonë.

Nëse nuk dëshironi më të merrni mesazhe të marketingut të drejtpërdrejtë, ju lutemi klikoni lidhjen “Ç’regjistrohu nga mesazhet e marketingut të drejtpërdrejtë” në fund tëmesazhit tonë të marketingut. Ju gjithashtu mund të ç’regjistroheni përmes seksionit Profili në aplikacionin tonë, ose duke na kontaktuar në detajet e kontaktit të specifikuara më poshtë në seksionin “Pyetje dhe Përditësime”.

6. ZBULIMI I TË DHËNAVE PERSONALE PËR PALËT E TRETA

6.1. Zbulimi i Përgjithshëm i të Dhënave Personale

Shoqëria ndan dhe zbulon të dhënat tuaja personale tek palë të treta për qëllimet dhe në referim të bazës ligjore të përcaktuar në seksionin e tretë të këtyre Politikave. Këto palë të treta mund të përfshijnë subjektet tregtare ku Klienti porosit mallra, korrierët qëdorëzojnë mallrat, ofrues të tjerë shërbimesh, këshilltarë dhe kompanitë e grupit tonë.

6.2. Zbulimi i të Dhënave Personale për Agjencitë Ligjzbatuese dhe Proceset Gjyqësore

Shoqëria është e përkushtuar të sigurojë sigurinë e të gjithë klientëve dhe korrierëve që përdorin shërbimin tonë. Ne e trajtojmë seriozisht çdo raportim të sjelljeve të pahijshme dhe rezervojmë të drejtën, sipas gjykimit tonë, të ofrojmë informacion për palë të treta, duke përfshirë, por pa u kufizuar në forcat e rendit, autoritetet rregullatore, qeveritare ose gjyqësore kur kërkohet nga ligji ose rregulloret në fuqi ose kur e konsiderojmë tënevojshme.

Nëse bëhemi të vetëdijshëm se palët e treta, forcat e rendit, autoritetet rregullatore,qeveritare ose gjyqësore kërkojnë informacion për të dhënat tuaja personale për një hetim administrativ apo penal ose lidhur me pretendime ligjore, ne do të bashkëpunojmë siç kërkohet nga ligji ose rregulloret në fuqi ose për aq sa kërkesa e tyre është e arsyeshme dhe ne mund t’u ofrojmë atyre të dhënat tuaja personale. Të dhënat personale që mund të ofrojmë përfshijnë:

  • Emrin;

  • Datën e lindjes (nëse disponohet);

  • Numrin e kontaktit;

  • Adresën e banimit (nëse disponohet);

  • Detajet e porosive dhe mallrat e porositur;

  • Detaje të ankesës së bërë nga klienti, korrieri ose pala e tretë e aplikueshme.

Shoqëria mund, sipas vlerësimit dhe bindjes së saj të brendshme, t’ju informojë që kemi ofruar të dhënat tuaja personale për këto palë të treta. Ne rezervojmë të drejtën tëparaqesim rastin tuaj pranë organeve ligjzbatuese nëse bëhemi të vetëdijshëm për veprime ose sjellje që mund të përbëjnë kërcënim për sigurinë ose që ngrejnë dyshime për veprime të kundërligjshme, të dënueshme nga legjislacioni penal.

6.3. Zbulimi i të Dhënave Personale midis Klientit dhe Partnerit

Të dhënat personale të Klientit zbulohen për Korrierin, me të cilin Klienti lidh Marrëveshjen për Dorëzimin e Mallit përmes aplikacionit. Kështu, Korrieri do të ketë qasje në të dhënat e identifikimit të Klientit, vendndodhjen e tij gjeografike dhe informacionin për Porosinë e kryer dhe numrin e telefonit të Klientit.

Pas ofrimit të shërbimit të dorëzimit, Korrieri ka të drejtë të mbajë të dhënat e Klientit qëlidhen me kryerjen e shërbimit të dorëzimit për një periudhë maksimale prej 1 muaji.

Lutemi, të vini re, se të dhënat personale të Klientëve mund të zbulohen për Korrierët dhe anasjelltas në lidhje me pretendime ligjore siç përshkruhet në seksionin “Zbulimi i tëDhënave Personale për Agjencitë Ligjzbatuese dhe Proceset Gjyqësore”.

6.4. Zbulimi i të Dhënave Personale midis Klientit dhe Partnerit

Të dhënat personale të Klientit zbulohen për Partnerin pasi Klienti ka bërë Porosinë për një mall. Partneri do të shohë të dhënat e identifikimit të Klientit, numrin e telefonit tëkontaktit, informacionin mbi Porosinë dhe mallin e porositur, së bashku me çdo informacion të dorëzuar nga klienti së bashku me Porosinë.

Pas ofrimit të shërbimit të dorëzimit, Partneri ka të drejtë të mbajë të dhënat e klientit qëlidhen me kryerjen e shërbimit për një periudhë maksimale prej 2 muajsh.​

Ju lutemi vini re se të dhënat personale të Klientëve mund të zbulohen për Partnerët dhe anasjelltas në lidhje me pretendime ligjore siç përshkruhet në seksionin “Zbulimi i të Dhënave Personale për Agjencitë Ligjzbatuese dhe Proceset Gjyqësore”.

7. SI I MBROJMË TË DHËNAT TUAJA PERSONALE

Asnjë transmetim i të dhënave përmes internetit ose faqeve të internetit nuk mund tëgarantohet si plotësisht i sigurt nga ndërhyrjet. Megjithatë, ne kemi ndërmarrë masa mbrojtëse fizike, elektronike dhe procedurale të arsyeshme nga pikëpamja tregtare për të mbrojtur të dhënat tuaja personale në përputhje me kërkesat ligjore të zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave.

Të dhënat ruhen me përdorimin e enkriptimit, anonimizimit, dhe aksesit të kufizuar vetëm për punonjësit e autorizuar. Serverët janë të mbrojtur me masa sigurie fizike dhe teknologjike. Inspektime të rregullta për të identifikuar dhe parandaluar dobësitë e sigurisë do të kryhen. Në rastet kur ju kemi dhënë (ose kur keni zgjedhur) një fjalëkalim që ju mundëson të aksesoni pjesë të caktuara të faqes sonë të internetit ose aplikacioneve mobile, ju jeni përgjegjës për ruajtjen e konfidencialitetit të këtij fjalëkalimi dhe për zbatimin e çdo procedure tjetër sigurie për të cilën ju njoftojmë.

Ju kërkojmë të mos ndani fjalëkalimin me askënd. Për më tepër, fjalëkalimi juaj duhet tëjetë i fortë, në përputhje me të gjitha standardet dhe protokollet e sigurisë.

8. TË DREJTAT TUAJA NË LIDHJE ME TË DHËNAT PERSONALE

Ju keni të drejtën të çregjistroheni nga komunikimet e marketingut në çdo kohë. Për ta bërë këtë, klikoni mbi lidhjen “Çregjistrohu nga mesazhet e marketingut të drejtpërdrejtë” në krye të e-mailit tonë të marketingut. Ju gjithashtu mund tëçregjistroheni përmes seksionit të Profilit në aplikacion ose duke na kontaktuar në detajet e kontaktit të specifikuara më poshtë në seksionin “Pyetje dhe përditësime”.

8.1. E drejta e aksesit

Ju keni të drejtën të keni akses dhe të informoheni rreth të dhënave tuaja personale qëpërpunohen nga ne. Ne ju japim mundësinë të shihni disa të dhëna përmes llogarisëtuaj të përdoruesit në Platformë ose të kërkoni një kopje të të dhënave tuaja personale duke na kontaktuar.

8.2. E drejta për të tërhequr pëlqimin

Nëse përpunimi bazohet në një pëlqim të dhënë nga Përdoruesi, Përdoruesi ka të drejtën të tërheqë pëlqimin në çdo kohë pa kosto. Tërheqja e një pëlqimi mund tëpakësojë mundësitë për përdorimin e Shërbimeve Wolt. Tërheqja e pëlqimit nuk prek ligjshmërinë e përpunimit bazuar në të deri në ҫastin e tërheqjes së tij.

8.3. E drejta për të kërkuar korrigjimin

Ju keni të drejtën që të dhënat personale të pasakta ose të paplota të cilat ne kemi ruajtur rreth jush, të korrigjohen ose përditësohen, duke na kontaktuar. Disa prej tëdhënave tuaja personale mund t’i korrigjoni ose përditësoni përmes llogarisë tuaj tëpërdoruesit në Platformë.

8.4. E drejta për të kërkuar fshirjen

Ju mund të na kërkoni të fshijmë të dhënat tuaja personale nga sistemet tona. Ne do tëzbatojmë një kërkesë të tillë, nëse nuk kemi një bazë ligjore për të mos i fshirë ato.

8.5. E drejta për të kundërshtuar

Ju keni të drejtën të kundërshtoni përdorimin e të dhënave tuaja personale nëse ato përpunohen për qëllime të tjera nga ato që janë të nevojshme për kryerjen e shërbimeve të Platformës ose për përmbushjen e një detyrimi ligjor. Nëse kundërshtoni përpunimin e mëtejshëm të të dhënave tuaja personale, kjo mund të çojë në pakësimin e mundësive për përdorimin e Platformës.

8.6. E drejta për të kërkuar kufizimin e përpunimit

Ju mund të kërkoni nga ne të kufizojmë përpunimin e të dhënave personale, për shembull, kur kërkesat tuaja për fshirje, korrigjim ose kundërshtim janë në shqyrtim e sipër dhe/ose kur nuk kemi bazë ligjore për t’i përpunuar ato. Megjithatë, kjo mund të çojë në pakësimin e mundësive për përdorimin e Platformës.

8.7. E drejta për përcjelljen e të dhënave

Ju keni të drejtën të merrni të dhënat personale që na keni dhënë në një format të strukturuar dhe të përdorur gjerësisht dhe t'ia përcillni ato në mënyrë të pavarur një pale të tretë.

8.8. Si të ushtroni të drejtat tuaja

Të drejtat e përmendura më lart mund të ushtrohen duke kontaktuar njësinëmbështetëse të klientit të Shoqërisë ose duke dërguar një shkresë ose një email te ne në adresat e përcaktuara më poshtë, të cilat përmbajnë të dhënat vijuese: emrin e plotë,adresën, adresën e email-it dhe një numër telefoni.

Shoqëria [Emri i Shoqërisë] sh.p.k.

E-mail:

Adresa:

Nëse keni një llogari në Platformë, ju rekomandojmë të na kontaktoni përmes njësisë mbështetëse të klientit të Platformës, pasi kjo na mundëson të identifikojmë më lehtë identitetin tuaj. Ne mund të kërkojmë të dhëna shtesë të nevojshme për të konfirmuar identitetin e Përdoruesit.

Të gjitha kërkesat për akses, korrigjim, ose fshirje do të përpunohen brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës. Përdoruesit do të marrin një përgjigje me shkrim qëpërshkruan masat e marra ose arsyet për refuzimin e kërkesës.

Ne mund të refuzojmë ose të tarifojmë kërkesat që janë në mënyrë të paarsyeshme tëpërsëritura, të tepërta ose haptazi të pamotivuara.

9. VEGËZAT E PALËVE TË TRETA

Faqja jonë e internetit dhe aplikacioni ynë mund të përmbajë lidhje me faqe interneti të palëve të treta. Nëse ndiqni një lidhje drejt ndonjërës prej këtyre faqeve të internetit tëpalëve të treta, ju lutemi vini re se ato kanë politikat e tyre të privatësisë dhe se ne nuk mbajmë asnjë përgjegjësi për politikat e tyre apo për përpunimin e të dhënave tuaja personale. Përdoruesit këshillohen të lexojnë politikat e privatësisë së çdo faqeje tëjashtme përpara se të ndajnë të dhënat e tyre personale me to.

10. PYETJE DHE PËRDITËSIME

Nëse Përdoruesi konsideron se përpunimi i të dhënave personale nga ne është i paligjshëm, Përdoruesi mund të depozitojë një ankesë pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Rruga “Abdi Toptani”, Ndërtesa nr.5, 1001, Tiranë, Shqipëri, info@idp.al.